Transmetuar më 08-07-2020, 10:08

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi i ndarjes së këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, me të fejuarën e tij Kejsi.

Pas shumë ulje-ngritjesh çifti deklaroi ndarjen, por duket se lidhja mes tyre ka marrë një kthesë tjetër.

Kjo pasi mbrëmjen e së martës, Stresi ka publikuar një fotografi me nënën e Kejsit.

“Me vjehrrën më të mirë”, shkruan ai.

Nuk dihet nëse në këtë formë këngëtari konfirmon ribashkimin, por gjithsesi një sinjal i mirë vjen për raportin mes tij dhe Kejsit. /a.y/noa.al