Transmetuar më 08-07-2020, 08:12

Nga testimet e kryera në orët e fundit, është konfirmuar një numër i lartë infektimesh në Krujë.

Nga 32 testime të kryera në këtë qark, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 12 persona.

Aktualisht nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, vijon kryerja e testimeve, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infeksioneve mes kontakteve të të prekurve me koronavirus.

Zyrtarisht Minisria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 81, ndërsa i të infektuarve ka shkuar në 3038. /a.y/noa.al