Transmetuar më 08-07-2020, 05:41

Ditën e sotme, e mërkurë, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8 m/s, e cila hera-herës do të fitojë intensitet deri në 20m/s kryesisht në veri, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale. Më konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 14°C deri në 30°C

zonat e ulëta 15°C deri në 34°C

zonat bregdetare 17°C deri në 34°C