Transmetuar më 08-07-2020, 03:14

Sokol Sadushi u zgjodh këtë të martë, në unanimitet me 7 vota pro, si zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, por që do të ketë edhe kompetencat e kryetarit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Gjykate a Lartë, e cila përmes një njoftimi për mediat, bëri të ditur, se mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjykata e Lartë ishte pa kryetar që nga largimi i Ardian Dvoranit.

Sadushi vjen në këtë post, pas 13 vitesh përvojë profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës.