Transmetuar më 07-07-2020, 23:02

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Lëbushë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/