Transmetuar më 07-07-2020, 21:59

Steven Spielberg është ndër regjisorët më të suksesshëm në Hollivud.

Ai ka një vajzë, Destry Allyn, e cila është fejuar me aktorin me origjinë shqiptare, Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën e fejesës.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” – shkroi në postimin dedikuar partnerit të saj shqiptar prej tre vitesh, 23 vjeçarja amerikane.

Genc LeGrand, gjithashtu 23 vjeç, është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Ajo shkoi në SHBA për të ndjekur karrierën e tij në aktrim,  ku edhe u njoh me Destry, në vitin 2017 .

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “West Side Story”, film që ende nuk është shfaqur në kinema./NOA.al