Transmetuar më 07-07-2020, 21:27

Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, A.S.,, i cili rezultoi me Covid-19, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë.

Burime për Top Channel, pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë bëjnë me dije se sot janë izoluar 3 persona, të cilët janë pjesë e personelit të këtij institucioni.

Gjithashtu janë izoluar edhe 5 persona të afërm të 50-vjeçarit, të cilët kanë patur kontakt me personin e infektuar me koronavirus.

Tetë personave u është marrë tampon, ku dhe priten rezultatet e analizave për t’u vërtetuar nëse janë apo jo të prekur.