Transmetuar më 07-07-2020, 20:23

Disa pamje tronditëse janë publikuar nga Departamenti i Policisë së New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një i ri qëllohet me armë zjarri në mes të ditës, në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brooklyn, ndersa i riu 20-vjeçar ka ndërruar jetë në vend.

Në video shihet një i ri duke ecur në rrugë kur disa sekonda më vonë, një burrë i afrohet, nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi të.

Pasi vret burrin, autori largohet nga vendngjarja sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se viktima është Deondrayt Moore, i cili është qëlluar me një plumb në kokë.

Më poshtë keni amjet e rënda:/noa.al/