Transmetuar më 07-07-2020, 19:03

Në Shqipëri ekziston Kisha Satanike, që ka si bazë adhurimin e Djallit, dhe mendon se është pikërisht ky sekt që fshihet pas tragjedisë së Kombinatit, pas vetëflijimit brenda banesës ku ishin vetëizoluar nënë e bijë.

Kështu pretendoi Pastori i Kishës Ungjillore Akil Pano.

Pano tha se "individët me kostum" që janë parë të hynë në shtëpinë e familjes Josifi mund të jenë pjesë e tyre, por mbetet në dorë të hetimeve për të zbardhur të vërtetën e plotë.

"Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme", u shpreh Pastori Akil Pano sot i ftuar në Report Tv.

"Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej", shtoi ai.

"Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë", tha Pano, mes të tjerash lidhur me tragjedinë e dyfishtë, tronditëse për shoqërinë tonë.

/NOA.al