Transmetuar më 07-07-2020, 18:19

Brazili është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, në botë, i dyti pas SHBA-ve.

Presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, bëri të ditur se edhe ai është prekur nga sëmundja e COVID-19.

Kjo pritet ta nxisë edhe shumë debatin mbi trajtimin shpërfillës nga ana e tij të pandemisë, që u ka marrë jetën deri tani më shumë se 65 mijë brazilianëve.

Bolsonaro, 65 vjeç, e bëri tamponin të hënën në mbrëmje pasi po përjetonte simptoma të COVID-19, mes tyre temperaturë.

Presidenti shpesh i pati shmangur masat paraprake siç është vendosja e maskës apo praktikimi i distancës fizike.

Të shtunën e kaluar, ai mori pjesë në një drekë të organizuar nga ambasadori amerikan në Brazil me rastin e 4 korrikut.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Brazil llogaritet mbi 1.6 milionë vetë që nga fillimi i pandemisë.

/NOA.al