Transmetuar më 07-07-2020, 18:12

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD-së ka darkuar me njerëz të famshëm të artit e politikës italiane.

Agron Shehaj tregoi se ka darkuar bashkë me këngëtarin me famë botërore, Andrea Bocelli, si dhe kryetari i "Lega Nord", Mateo Salvini, apo edhe emra të tjerë të njohur.

Shehaj thotë lidhur me darkën, se ka kuptuar që të gjithë italianët duan një Shqipëri europiane dhe se “janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite”.

"Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini", shkroi Shehaj, në Facebook.

"Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite", – shtoi ai.

Shehaj e nisi karrierën si biznesmen në Itali, për ta zhvendosur në Shqipëri, ku edhe iu fut po ashtu karrierës politike.

"Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë", tha ish-deputeti, lidhur me darkën krah Salvinit e Bocellit.