Transmetuar më 07-07-2020, 16:20

Shumë nga vajzat e njohura të ekranit kanë pothuajse të njëjtat shije dhe ndjekin rregulla gati të njëjta. Ato parapëlqejnë kryesisht të krijojnë lidhje me njerëz të pasur, ose biznesmenë të suksesshëm.

Pas kësaj, ndodh që karrierën në ekran ta vazhdojnë thjesht për pasion, ose vendosin të largohen fare nga jeta publike.

Gjithashtu, preferojnë të shfaqen sa më serioze në rrjetet sociale dhe ndajnë kryesisht foto nga përditshmëria, duke u kujdesur që të mos publikojnë ndonjë foto me partnerin.

Të njëjtat shije e rregulla duket se po ndjek edhe Viola Spiro.

Moderatorja e njohur sportive Viola Spiro, prej disa kohësh nuk është shfaqur, ose ka preferuar që të mos jetë më shumë aktive në jetën publike.

Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private.

Lidhur me këtë vendim, “Iconstyle.al” tha sot se Viola po jeton një histori të re dashurie, larg kamerave.

Në fakt, shumica e vajzave të ekranit kanë bërë zgjedhje të ngjashme dhe veprojnë gati njësoj, duke iu shmangur jetës publike.

/NOA.al