Transmetuar më 07-07-2020, 14:05

Një grua ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga karroca me rrota ku qëndronte prej kohësh.

Ngjarja vjen nga Kuçova, ku viktima është 62-vjeçarja Beruze Bejdo, nga fshati Kozarë.

Gruaja, me aftësi të kufizuara ishte nxjerrë në ballkon për ajrim, por befas ka rënë nga karroca dhe nga lartësia e ballkonit të shtëpisë private, rreth një metër i lartë.

Dëmtimet e marra në kokë, bënë që gruaja të gjejë vdekjen.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al