Transmetuar më 07-07-2020, 13:56
Nën akuzën se i vinte gjobë një burri me anë të shantazhit, një vajzë në Tiranë, është vënë në prangat e policisë.
Nga efektivët e komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i E. R., 25 vjeçe.
E reja akuzohet se në mënyrë sistematike ka kanosur 54-vjeçarin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.
Ishte 54-vjeçari ai që bëri denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e të dyshuarës.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk bëhen me dije. /a.y/noa.al