Transmetuar më 07-07-2020, 13:20

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha ka folur për ngjarjen tragjike në Kombinat ku nënë e bijë humbën jetë pasi refuzuan të ushqeheshin për shkak të besimit të tyre tek ringjallja, ndërsa vajza tjetër e familjes u gjet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital.

Hoxha tha se i ka pasur fqinje duke shprehur konsideratat më të larta për Zhaneta Josifin dhe dy vajzat Blertën dhe Anisën.

“Lajm tragjik dhe gjej rastin t’i shpreh ngushëllimit dy familjeve Josifi dhe Fejzo. Kanë qenë një familje shembullore, vajza shumë të urta, grua punëtore, vajza të shkolluara me rezultate shumë të mira në mësime. I kam njohur nga afër, kanë qenë gjitonët e mia. Të përshëndesnin ngrohtësisht, vetëm buzëqeshnin. Nëna e tyre ka qenë një grua shumë punëtore. Kam qenë e pranishme në varrim. Më vjen keq që këto vajza patën një fund të tillë. E gjithë vëmendja jonë, e institucioneve duhet të përqendrohet tek Blerta. Kjo duhet të jetë kryefjala se çfarë do bëhet me Blertën. Nuk e kam njohur babain. Vetëflijimi i tij ka ndodhur kur familja ishte në Përmet. Është një ngjarje tragjike po ne jemi munduar ta shohim në një këndvështrim tjetër të kujtojmë gjërat e bukura. Anisa ka qenë një vajzë model në gjimnaz me rezultate shumë të mira”, tha kryetarja e Bashkisë Përmet, për emisionin “Me zemër të hapur”.

Flijimi i nënë e bijë, kisha Ungjillore: Nuk ishin pjesë e jona, të gjitha fetë e besojnë ringjalljen

Flijimi i nënë e bijë me shpresë ringjalljen, rasti në Prokurori, dy akuzat që po hetohen

Pamjet brenda shtëpisë së “horrorit”, çfarë u gjet në banesën ku u flijuan nënë e bijë

Kunata dhe mbesa u vetëflijuan, xhaxhai i vajzave: Botëkuptimi i Blertës s’ka ndryshuar! Mafiozët i futën në atë rrugë