Transmetuar më 07-07-2020, 12:00

Dy infermiere kanë mbetur të plagosura, të therura me thikë në një shtëpi, ku ishin telefonuar si ndihmë e shpejtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të hëne, në një banesë në Wolverhampton të Anglisë.

Në numrin e emergjencës, u mor një telefonatë për ndihmë, nga një banesë private në zonën e Ashmore, ku një burrë shfaqi probleme shëndetësore.

Teksa shkuan në banesë për të dhënë ndihmë, infermieret u sulmuan me thikë nga një burrë.

Të gjakosura ato ndezën sinjalin e alarmit, duke njoftuar kolegët.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe shërbimi i urgjencës, ku infermieret u dërguan të plagosura për mjekim në spital.

Ndërkohë i dyshuari u bllokua me elektroshok dhe u shoqërua në polici.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al