Transmetuar më 07-07-2020, 11:31

Një grua është ndaluar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, e kapur me 18 mijë e 500 euro të padeklaruara.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e policisë, në dalje Shqipërisë, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar 46-vjeçaren Festime Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve Festime Ç., u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në ngarkim të saj për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al