Transmetuar më 07-07-2020, 11:08
Foto ilustruese

Përplasi me makinë një vajzë të vogël dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por nuk mundi ti shpëtojë policisë.

Uniformat blu të Durrësit bënë arrestimin e A. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, e hënë, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar të miturën H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të ndaluarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, , për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. /a.y/noa.al