Transmetuar më 07-07-2020, 10:34

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar në 81 numrin e jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 477; Durrës 221; Shkodër 167; Vlorë 115; Lezhë 63; Fier 49; Korçë 30; Elbasan 25; Kukës 24; Berat 16; Gjirokastër 15 dhe Dibër 11./a.y/noa.al

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mardi 7 juillet 2020