Transmetuar më 07-07-2020, 10:04

Policia e Tiranës jep informacion zyrtar lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vlorës, Agim Kajmaku.

Në deklaratë thuhet se nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim Agim Kajmaku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /a.y/noa.al

Si u kap Kajmaku në spitalin privat, mjekët lajmëruan policinë

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku