Transmetuar më 07-07-2020, 09:56

Tashmë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj e kanë bërë lidhjen e tyre më publike.

Ndryshe nga sa më herët kur jepnin mesazhe të koduara, lidhja e tyre tashmë konfirmohet edhe me anë të fotove e videove në rrjetet sociale.

Romeo ishte mbrëmjen e së hënës, i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, së bashku me vëllanë e tij binjak, Donaldin.

Gjatë intervistës, aktori u pyet nëse është i dashuruar me Jonidën.

Ai tha që e do shumë, e ndërsa më tej e kaloi bisedën me humor. “Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, tha Romeo.