Transmetuar më 06-07-2020, 22:03

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, është përlotur teksa ka folur për momentet më të vështira gjatë punës në Infektiv, ku janë të shtruar dhjetëra pacientë të infektuar me koronavirus.

Në studion e “Open”, Çomo u shpreh se për të ka qenë shumë e vështirë të njoftojë familjarët, kur pacientët humbin betejën me COVID-19.

“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacientët që humbnin jetën.

Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur.

Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”- tregon shefja e Shërbimit Infektiv duke u përlotur.