Transmetuar më 06-07-2020, 21:48

Moderatorja  e Top Channel, Fjoralba Ponari jo pak herë është pyetur lidhur me disa tema pikante si virgjëria, dhuna apo së fundmi edhe për ndershmërinë.

“Ti bën si një nga vajzat më të ndershme të Shqipërisë, por do doja ta dija a është e vërtetë”, ka qenë ky komenti i një ndjekësi.

Pyetja ka nxitur moderatoren t’i kthejë menjëherë përgjigje.

Fjoralba i shkruan:

“Po po madje edhe pak fjala “ndershmëri” do të zëvendësohet me emrin tim në fjalorin e gjuhës shqipe”.