Transmetuar më 06-07-2020, 21:25

Ndërron jetë një grua nga koronavirusi në Kosovë.

E moshuara nga komuna e Fushë Kosovës, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Covid-19.

Mësohet se e moshuara 84-vjeçare kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

E moshuara trajtohej në shtëpi nga stafi i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Rastet me Covid-19, janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit në Kosovë./noa.al/