Transmetuar më 06-07-2020, 21:13

Alketa Vejsiu zbuloi personazhet e ftuar sonte në seria e parafundit e "Në Kurthin e Piter Pan".

Ajo tha se do të jenë të ftuar Bora Zemani dhe vëllezërit Donald Veshaj e Romeo Veshaj, dy aktorët e njohur të humorit.

Është bërë me kohë e njohur lidhja e Donald Veshaj me moderatoren Bora Zemani.

Sakaq, Romeo ka qenë në një lidhje të fundit me këngëtaren Jonida Maliqi.

Fakti që këngëtarja mungon, ndryshe nga Bora Zemani, do të thotë se kohë më parë çifti i dha fund lidhjes, kjo për shkak të një video intime që qarkulloi në rrjet, mes Jonida Maliqit dhe Flori Mumajesit. Aktualisht Jonida poston foto, e vetme në plazh, nga Instagrami.

/NOA.al