Transmetuar më 06-07-2020, 20:17

Mjeku urolog, Artan Koni ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Kirugu ka kritikuar zyrtarët e ISHP-së për numrin e ulët te testimeve që po kryhen në Shqipëri.

Në këtë drejtim, ai tha se jemi të fundit në rajon.

“Gjatë 3 muajve të fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-së" tha kirurgu.

"Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit të testimeve për 1 milion banorë…veteë 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime për 1 milion banorë”, thekson Koni.

Shqiptarët i kanë paguar taksat për të patur një aspirator personal, ndaj edhe mjeku shkruan se qeveria po ndjek strategjinë që fajin e ka populli, ndërkohë që vatër infeksioni u bë vetë Qendra Spitalore "Nënë Tereza".

“Qeveria kishte mundësi që gjatë këtyre 3 muajve të shtonte ndjeshëm kapacitetet spitalore për përballimin e situatës…por shohim që kapacitetet janë relativisht njësoj si më parë…përveç donacioneve të 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri evropianë, të cilat i falënderojmë sepse nuk na e kanë për borxh. Ne paguajmë taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më të kemi nëpër spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese", tha mjeku në reagimin e tij.

"Pas 3 muajsh gjendje të jashtëzakonshme dhe kufizime lirie nga më absurdet, qeveria sillet me një strategji të përgjithshme të tipit “e ka fajin populli”. Po në QSUT kush e pati fajin, doktoret??”, thekson Koni.

Më tej, mjeku urolog thekson se Komiteti i COVID, duhet të përbëhet nga ekspertë dhe jo nga persona partiak. Ai shkruan se kur të “jetë rëndë s’do ketë nevojë më për t’ia bërë tamponin”, si dhe shtroi pyetjen se përse prokuroria shqiptare nuk nis një hetim te tille, përderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? "Apo prokurorinë e kemi vetëm për t’ju sulur spitaleve private të cilët donin t’i bënin tamponin atyre individëve qe ishin të interesuar për këtë shërbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rëndë sa të besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it përbëhet nga partiakë dhe jo profesionistë të fushës, vetem keshtu lloj keshillash mund të presesh. Kur jam shumë rëndë, mos ma bëj tamponin fare, e kuptoj vete çfarë kam…dhe ndërkohë ia kam shperndarë infeksionin gjithe lagjes", ironizoi mjeku.

Statusi i plotë i Artan Konit

COVID-19 ne renie te lire !!

Gjate 3 muajve te fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore.

Qeveria kishte mundësi qe gjate ketyre 3 muajve te shtonte ndjeshem kapacitetet spitalore per perballimin e situates…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…pervec donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri europiane, te cilat i falenderojme sepse nuk na e kane per borxh. Ne paguajme taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese.

Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerezit qe punojne aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi.

Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret ??

Ne keto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat per PPP-te si sterilizimi e inceneratoret e plehrave, apo u bene tendera te rinj per sherbime sekondare, me nje vlere te fryre. Edhe per keto populli e ka fajin ?? Me keto para, mund te ishte perballuar shume me mire e gjithe kjo situate.

Nese faji eshte vetem i popullit, perse kryeministri i Italise thirret ne prokurori per te deshmuar rreth masave te marra nga qeveria e tij? Perse kryeministri i Frances u shkarkua nga detyra dhe tani perballet me drejtesine franceze nese e ka menaxhuar sic duhet situaten e pandemise, apo jo ?? Perse prokuroria shqiptare nuk nis nje hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individeve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete cfare kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes.

Ndërkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshtë.

Disa mund te thone “iku kjo pune tani”. Une them “me mire vone se kurre”. Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar nje strategji e mirefillte te cilen qeveria ta zbatoje pa i hequr presjen. Eshte e thjeshte fare, duhet vetem vullnet politik. Per keto probleme te rendesishme duhet te ngreje zerin nje minister shendetesie i pergjegjshem.