Transmetuar më 06-07-2020, 18:59

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Korçës, ku për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë pas rrjedhjes së gazit të bombolës.

Zjarri po izolohet nga forcat zjarrfikëse, dhe mësohet se në banesë janë shkaktuar dëme materiale.

Të shumta janë rastet e zjarrit nga rrjedhja e gazit, shpesh edhe me pasoja të rënda. /k.k/noa.al/