Transmetuar më 06-07-2020, 18:47

Pesë punonjës të burgut të Rrogozhinës janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se krijuan një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive, duke favorizuar disa të dënuar.

Mes tyre ish- drejtori dhe ish- shefi i policisë në këtë burg, të shkarkuar më parë nga detyra e lartë.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga ana e SHKBB-së dhe u arrit të vërtetohet se këto punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin arritur të krijonin një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës duke favorizuar disa të dënuar.

Të pezulluar nga detyra janë

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skënderi , me detyrë ish-shefi policisë ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli, me detyrë Specialist Finance në IEVP Rrogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rrogozhinë

-Albert Doci, me detyrë efektiv

Të 5 të pezulluarit nga detyra me vendim të Gjykatës së Kavajës  akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke cenuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozhinës.

/NOA.al