Transmetuar më 06-07-2020, 18:32

Edhe pse është e ndaluar kategorikisht, si pjesë e masave kundër koronavirusit, duket se tifozët nuk kanë duruar më shumë dhe kanë shkuar në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Kukësi.

Shumë tifozë janë në stadium, teksa nuk dihet se si kanë arritur të depërtojnë.

Grumbullime të tilla janë të rrezikshme po të kemi parasysh edhe afërsinë e karrigeve në stadium.

Prej javësh në Shqipëri është vënë re një shpërthim i koronavirusit. /k.k/noa.al/