Transmetuar më 06-07-2020, 16:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Hysni Shkjaut.

Mjeku nga Puna bëhet i dyti nga personeli mjekësor shqiptar që humb betejën nga koronavirusi.

Për kreun e PD, kjo e sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor, që sipas tij po përballet me vështirësitë dhe pasojat e COVID-19.

“Ndarja nga jeta e Dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim për 40 vite".

"E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, – shtoi Basha, – "që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve.

"Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e Dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!”, thekson Basha në mesazhin ngushëllues drejtuar familjes së mjekut pukjan.

/NOA.al