Transmetuar më 06-07-2020, 16:53

"Virusi COVID-19 kishte gjurmë në vende të ndryshme dhe u aktivizua në kushte të përshtatshme, por origjina e këtij virusi nuk është nga Kina," tha ditët e fundit specialisti i Universitetit të Oxfordit Tom Jefferson në intervistën e gazetës britanike "The Telegraph".

Tom Jefferson është profesor i asociuar i Qendrës së Oxfordit për Mjekësinë e Bazuar në Prova. Ai tha se gjithnjë e më shumë prova kanë dalë për ekzistencën e virusit COVID-19 para shfaqjes së tij në Azi. Javën e kaluar, virologu spanjoll zbuloi virusin COVID-19 në mostrat e ujërave të zeza të grumblluar në mars të vitit 2019. Edhe në Itali dhe Brazil është zbuluar COVID-19 në mostrat e ujërave të zeza të marra në dhjetorin dhe nëntorin e kaluar.

Sipas doktorit Tom Jefferson, shumë gjurmë virusi u zbuluan në vende të ndryshme të botës dhe ato u aktivizuan në kushte të përshtatshme. "Mund të shohim gjurmë virusi që u aktivizua në kushte të veçanta mjedisore."

Jefferson vuri në dukje se virusi COVID-19 mund të përhapet nëpërmjet sistemit të kanaleve të ujërave të zeza ose tualeve publike, jo vetëm nëpër stërkalave, kollës dhe teshtimës. "Shumë prova tregojnë ekzistencën e viruseve në ujërat e zeza në vende të ndryshme. Më shumë prova tregojnë përhapjen e viruseve në plehra. Vëllimi i virusit COVID-19 është më i lartë në ujërat e zeza në temperaturën 4 gradë, temperaturë e përshtatshme për këtë virus. Përveç kësaj, temperatura e fabrikës së paketimit të mishrave është afro 4 gradë."