Transmetuar më 06-07-2020, 15:44

Policia e Shtetit ka njoftuar sot mbi lëvizshmërinë e shqiptarëve me disa prej vendeve të Ballkanit, por edhe Greqinë.

Kështu, me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kufiri ēshtë i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi. /k.k/noa.al/