Transmetuar më 06-07-2020, 14:59

Nga një fije floku mund të bëhet një analizë pjellorie. Perspektiva e një testi jo invaziv të rezervës së vezore (domethënë mbi sasinë e qelizave të vezëve të pranishme në vezore dhe të cilat mund të fekondohen për të udhëhequr një shtatëzani) po afron, falë rezultateve të hulumtimit të kryer nga Eshre, Kompania Evropiane të riprodhimit dhe embrionologjisë njerëzore.

Gjithçka rrotullohet rreth Amh, hormonir anti-Mullerian, një tregues kryesor në vlerësimin se si gratë mund t’i përgjigjen trajtimit të fertilitetit. Hormoni prodhohet nga qeliza të vogla që rrethojnë çdo qelizë vezë dhe për këtë arsye shihet si masë përcaktuese e rezervës së vezores.

Edhe pse studimet nuk kanë zbuluar lidhje me nivelet e Amh me një normë lindshmërie, matja e saj është bërë një faktor përcaktues për vlerësimin se si një pacient do t’i përgjigjet stimulimit të vezoreve për fekondimin in vitro.

Sot vlera e saj matet në gjak, por gjatë mbledhjes vjetore të Eshre u ilustrua se si mund të identifikohet niveli i pjellorisë, me anë të një fije floku.

Nivelet e Amh “biologjikisht të rëndësishme” janë zbuluar me sukses në mostrat e flokëve, ku nivelet ulen me kalimin e moshës ë pacientit.

Ndërsa rezerva e vezores zvogëlohet me moshën, në fakt, edhe nivelet e Amh ulen. “Nivelet e hormoneve në gjak mund të luhaten me shpejtësi në përgjigje të stimujve, ndërsa nivelet e hormoneve të matura në flokë do të përfaqësonin një grumbullim disa javor të qëndrueshëm. Një matje që përdor një mostër floku ka më shumë të ngjarë të pasqyrojë nivelet mesatare të hormoneve në një person”, thonë studiuesit. /a.y/noa.al