Transmetuar më 06-07-2020, 14:44

Ky është horoskopi për ditën e martë 7 korrik 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri, ku do të reflektoni lidhur me raportin tuaj. Kjo gjë vlen sidomos me ata që kanë të bëjnë me të lindurit e shenjës së gaforres dhe binjakëve. Ndoshta po mendoni se dashuria, merr shumë nga koha juaj. Në punë ka shumë tensione që kërkojnë zgjidhje.

Demi

Në dashuri do të përballeni me momente tensioni, sidomos nëse jeni përballur me një krizë. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm. Sa i takon punës, jeni në një fazë transformimi prej shumë kohësh.

Binjakët

Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të ndiheni mjaft të favorizuar në raportin në çift. Kujdes duhet treguar me shpenzimet, ndaj mundohuni që të mos e teproni. Në punë, nuk është momenti për të gabuar, ndonëse Marsi është në anën tuaj dhe ju mbron.

Gaforrja

Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, ku sharmi juaj do të vijë në rritje në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Në punë, do të keni mundësi të shumta, ndaj mos i lini që t’iu ikin.

Luani

Në dashuri do bënit mirë që të prisnit disa ditë, para se të flisni për gjëra të rëndësishme. Mundohuni që të keni më shumë besim në vete. Edhe në punë, duhet më shumë përkushtim, në mënyrë që t çoni përpara projekte me rëndësi.

Virgjëresha

Në këtë periudhë jeni më shumë të interesuar pas punës se sa pas dashurisë. Ndoshta keni hasur në ndonjë komplikim, por ky është një vit i cili ju sheh fitues. Do të keni mundësi shumë të mira, për të ecur përpara.

Peshorja

Parashikohen komplikime më shumë në dashuri, por në raport me ditët e kaluara përmirësimi do të jetë i dukshëm, shkruan noa.al. Nëse jeni çift propozojini diçka partnerit/es. Në punë, duhet durim.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ka ende diçka që nuk shkon siç duhet, ndaj mundohuni që të mos nervozoheni dhe të mos krijoni tensione rreth vetes. Në punë, duhet të analizoni mirë situatat.

Shigjetari

Tek çiftet të cilët kanë shumë kohë bashkë, ke një sërë dyshimesh. Gjatë kësaj të marte do të jeni disi të tensionuar. Sa i takon punës, mundohuni që të mos mbingarkoheni, pasi mund të shfaqni probleme fizike.

Bricjapi

Mundohuni që të jeni të kujdesshëm sa i takon ndjenjave, pasi kjo nuk është dita e duhur për të folur për dashurinë. Kujdes duhet treguar edhe në punë, ku duhet të tregoheni të vëmendshëm, nëse ka marrëveshje të cilat duhen firmosur.

Ujori

Kjo është një ditë kritike, ku duhet të bëni kujdes me polemikat. Mundohuni që të mos flisni shumë, pasi Hënën e keni kundër dhe mund të humbni toruan. Në punë, janë mjaft të favorizuara ndryshimet.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke stimuluar emocionet pozitive. Kujdes duhet treguar me paratë, pasi keni pasur shumë shpenzime. Në punë do të ketë zhvillime të reja. /a.y/noa.al