Transmetuar më 06-07-2020, 14:17

“Bibla e dënon vetëvrasjen!” Kështu deklaroi një kreu i kishës ungjillore, Ylli Doçi, në Tiranë, duke dalë me deklaratë pas vetëflijimit të 56-vjeçares Zhaneta Josifi dhe vajzës së saj Anisa Josifi 30 vjeçe, teksa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, ndodhet në spitalin psikiatrik në kurim.

Ai mohoi që pjesëtaret e familjes Josifi të kenë qenë pjesë e vëllazërisë ungjillore, duke deklaruar se "Të gjitha fetën në Shqipëri e besojnë ringjalljen".

“Një ungjillor vjen nga fjala ungjill, që do të thotë lajmi i mirë. Lajmi i mirë është që perëndia na do.  Perëndia na do që dërgoi Jezusin. Ata që besojnë tek ai të kenë faljen e mëkateve. Ky besim është për jetën jo për vdekjen. Vdekja e Jezusit është sakrifica për njerëzit që ne të jetojmë për jetën e atë që na është dhënë. Kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, është dështim”, tha Doçi.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i VUSH, Ergest Biti tha se viktimat kanë qenë para 15 vitesh në Përmet pjesë e ungjillorëve, ndërsa në Tiranë mund të kenë qenë vizitore.

“Por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore”, deklaroi Biti.

Bazuar në dëshminë e të mbijetuarës së vetme, Blerta Josifi, rezulton se nëna dhe dy vajzat e saj kishin qenë fillimisht pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, por se ishin shkëputur më tej, për tu bashkuar me kishën ungjillore, të cilën duket se nuk e frekuentonin kohëve të fundit.

Në dëshminë e saj Blerta është shprehur, “Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur ishte teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se një muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente  në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrezua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën. Gjithçka mami e ka mbajtur shënim, për të mos ngatërruar  ritin fetar”. /a.y/noa.al

Flet e mbijetuara e ngjarjes horror në Kombinat: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’

Pamjet brenda shtëpisë së “horrorit”, çfarë u gjet në banesësn ku u flijuan nënë e bijë

Kunata dhe mbesa u vetëflijuan, xhaxhai i vajzave: Botëkuptimi i Blertës s’ka ndryshuar! Mafiozët i futën në atë rrugë