Transmetuar më 06-07-2020, 13:59

Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës rasti i ngjarjes shokuese të flijimit të nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, në shtëpinë e tyre në zonën e Kombinatit, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik.

Janë dy akuzat për të cilat organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal.

Mësohet se prokuroria po heton për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Moskallëzim krimi”, ku pritet hetimi lidhur me gjithë ata persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Bazuar në dëshminë e të mbijetuarës së vetme, Blerta Josifi, rezulton se nëna dhe dy vajzat e saj kishin qenë fillimisht pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, por se ishin shkëputur më tej, për tu bashkuar me kishën ungjillore, të cilën duket se nuk e frekuentonin kohëve të fundit.

Në dëshminë e saj Blerta është shprehur, “Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur ishte teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se një muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente  në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrezua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën. Gjithçka mami e ka mbajtur shënim, për të mos ngatërruar  ritin fetar”. /a.y/noa.al

Flet e mbijetuara e ngjarjes horror në Kombinat: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’

Pamjet brenda shtëpisë së “horrorit”, çfarë u gjet në banesësn ku u flijuan nënë e bijë

Kunata dhe mbesa u vetëflijuan, xhaxhai i vajzave: Botëkuptimi i Blertës s’ka ndryshuar! Mafiozët i futën në atë rrugë