Transmetuar më 06-07-2020, 13:42

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse ka kërkuar informacion lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Kombinatit, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura të vetëflijuara, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Kreu i shtetit u shpreh i shokuar nga lajmi që ka tronditur opinionin publik, pas pyetjes nëse do ketë verifikime për organizatat fetare që veprojnë në Shqipëri, të cilat cilësohen si shtysë drejt besimit në ringjallje.

“Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre”, u shpreh Meta. /a.y/noa.al

Flet e mbijetuara e ngjarjes horror në Kombinat: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’

Pamjet brenda shtëpisë së “horrorit”, çfarë u gjet në banesësn ku u flijuan nënë e bijë

Kunata dhe mbesa u vetëflijuan, xhaxhai i vajzave: Botëkuptimi i Blertës s’ka ndryshuar! Mafiozët i futën në atë rrugë

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 6 juillet 2020