Transmetuar më 06-07-2020, 13:31

Një pushues ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Bëhet fjalë për një pushues nga Kosova, R.B., 60 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /a.y/noa.al