Transmetuar më 06-07-2020, 13:26

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta kërkoi që të mos humbë përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi se shtimi i rasteve dhe viktimave kërkojnë urgjentisht reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë.

“Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e Bashkimit Europian për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë”, u shpreh kreu i shtetit.

Sipas tij, është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë.

Presidenti nuk përjashtuar mundësinë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti. por çdo qytetar duhet të sillet vetë në mënyrë më të përgjegjshme, të kujdesshme për jetën e tij, të familjarëve, miqve kudo që jeton e punon pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë një përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon të hapemi as me vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë”, tha Meta./a.y/noa.al

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 6 juillet 2020