Transmetuar më 06-07-2020, 13:15

Pamjet që gjeni në videon më poshtë vijnë nga shtëpia e horrorit në Kombinat, në periferi të Tiranës ku u gjetën të  vdekura nënë e bijë Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe vajza e saj Anisa Josifi 30 vjeçe.

Brenda të njëjtës banesë u gjet në gjendje të rëndë 34-vjeçare Blerta Josifi, e cila po kurohet në spitalin psikiatrik, për shkak të gjendjes së rënduar të saj.

Gjatë ditës së sotme është bërë dezinfektimi i banesës, si dhe është nxjerrë prej andej dysheku ku prehej prej 15 muajsh, Anisa Josifi.

Ajo që vihet re, është gjendja e mirë e banesës dhe mobilimi bashkëkohor, çka përjashton gjendjen e vështirë ekonomike të familjes përmetare, e cila prej disa vitesh ishte transferuar në kryeqytet.

Bazuar në dëshminë e të mbijetuarës së vetme, nëna dhe dy vajzat e saj kishin qenë fillimisht pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, por se ishin shkëputur më tej, për tu bashkuar me kishën ungjillore, të cilën duket se nuk e frekuentonin kohëve të fundit.

Në dëshminë e saj Blerta është shprehur, “Nëna vdiq teksa humbi shpresat për të ringjallur motrën. Momenti kur ka vdekur është teksa po lutej për motrën. Prej më shumë se një muaj mami dhe unë nuk po konsumonim asgjë pasi vendosem të bënim këtë sakrificë për motrën. Kishim lexuar nëpër rreshtat e Biblës dhe revistave fetare se nëpërmjet sakrificës sonë, Zoti do na i shpërblente  në ringjalljen e motrës. Nëna po lutej kur u rrezua në dysheme nga pafuqia për të ringjallur motrën. Gjithçka mami e ka mbajtur shënim, për të mos ngatërruar  ritin fetar”. /a.y/noa.al

Flet e mbijetuara e ngjarjes horror në Kombinat: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’

Pamjet brenda shtëpisë së “horrorit”, çfarë u gjet në banesësn ku u flijuan nënë e bijëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2173174.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Lundi 6 juillet 2020