Transmetuar më 06-07-2020, 12:50

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ish-kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Meta e falenderoi Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Leskaj e falenderoi kreun e shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit. /a.y/noa.al