Transmetuar më 06-07-2020, 12:40

Xhaxhai i vajzave Blerta dhe Anisa Josifi që u vetëflijuan në banesën e tyre në Kombinat për të fituar ringjalljen ka dhënë dëshmi tronditëse.

Dhimitraq Paskali thotë se mbesa e tij Blerta e cila i mbijetoi tragjedisë pasi nëna dhe motra Anisa humbën jetën është duke u përmirësuar por se nuk ka nxjerrë mësim nga ngjarja dhe botëkuptimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Kemi bërë një marrëveshje me ju që të mos flas për ato. Vëllai ka 15-16 vite që ka ndërruar jetë. Unë kam pasur kontakte në atë kohë dhe këtë kohë përveç 2 vite e gjysmë tani në fund. Edhe me vëllain dhe me kunatën dhe me vajzat. Bashkë me kunatin kemi qenë në kontakt për t’i ndihmuar. Të merret drejtësia, ta zgjidhë. Kam disa kërkesa për vajzën që po mbijeton me shpirt ndër dhëmbë. Gjendja është e përmirësuar në krahasim me ditën e parë që e shtruam, falë doktorëve. Ka filluar të bisedojë, të lëvizë, krahët, këmbët, është ngritur ulur. Ka filluar të hajë dhe është në përmirësim. Mos më ashtu se do prish emisionin. Po më fut në emocione të rënda. Unë di që se çfarë ka thënë vajza aty por meqenëse po merret shefi i krimeve nuk dua të futem në pjesë. Jam ish-ushtarak dhe dua t’ia lë drejtësisë dhe t’i godasë ashpër ata që i futën në këtë rrugë. Në këtë rrugë i ka futur nëna e tyre. Tani po shikoj dhe këtë të Blertës dhe e shikoj që për nënën ka pasur debulesë dhe nuk po thotë gjë për të. Ajo i futi në këtë rrugë por tani është bërë për rahmet. Blerta është mirë nga ana mendore mirëpo… Tani po ha. Do ishte mirë të mos e kisha parë atë darkë. Në urgjencë e kam takuar. Tani është jashtë rrezikut, është në përmirësim, çdo ditë, kështu na kanë thënë. Botëkuptimi ishte më i vështiri. Unë bëj muhabet, gruaja ime, nusja e dajës së tyre bëjmë biseda me kujdes në bazë të porosive të psikologes dhe doktorit. Tani është shpejt të dalësh në konkluzion por ajo që vë re unë është se ajo nuk ka hequr dorë nga botëkuptimi që ka pasur. Është e ndërgjegjshme për çfarë ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim por nuk e ka nxjerrë akoma. Është e dobët. Blerta ka mbaruar inxhinieri elektronike në Tiranë”, tha xhaxhai sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

Për Anisën, 30-vjeçaren që humbi jetën, thotë se e ka plagë se ishte më e dashura e gjyshes. Por me sa duket ky botëkuptim ishte dhe shkaku i prishjes së marrëdhënieve mes tyre.

“Po bënin 15 vite në Tiranë. Si e përjetuan vdekjen e babait? Kishin një botëkuptim tjetër. Ka influencuar botëkuptimi i këtyre zuzarëve. Në atë kohë kanë qenë me protestantët. Pastaj dolën të zhgënjyer dhe kaluan me një tjetër. Ne tani po kërkojmë por nuk na e tregonin ne. Ne kërkuam ku ta gjenim po nuk e gjetëm dot, janë mafiozë.

Blerta kishte punuar në një kompani celulare, kishte punë të mirë dhe me rrogë të mirë. Punën e ka lënë shpejt, s’ka lidhje virusi. Ka 6-7 vite që ka ikur nga puna. Na tha se e kam lënë se u bë reformë por kur del kjo mendojmë se e ka lënë për këtë punë. Kur ishte në punë vajza merrte rrogë të mirë. Edhe e vogla punoi ca kohë, ishte ekonomiste. E ëma punonte në pastrim dhe ajo merrte. Nuk ishin keq nga ekonomia, ishin më mirë nga unë. Toka kishin, shtëpinë e blenë. Ishin keq nga botëkuptimi. Mos më ngacmo më se i kam të hidhura gjërat… Kur mora vesh se po bëhej kjo punë, se ishte mbyllur vajza e vogël se e kam plagë për të se ishte më e dashura e plakës, vajta në shtëpi me djali ne gruan dhe pasi bëmë muhabet, unë kam tipin që kërkoj çik llogari dhe thamë ne në punën tonë dhe ju në punën tuaj… më iku filli. Më tha ‘ti ma vdiqe babain’, prandaj them mos më shtyj në këto punë se jam aq i ngarkuar”, deklaroi xhaxhai i vajzave.

Flet e mbijetuara e ngjarjes horror në Kombinat: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’