Transmetuar më 06-07-2020, 12:16

Pas Arjan Pushit, mëngjesin e sotëm një tjetër mjek humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për 69-vjeçarin Hysni Shkjau, i cili e çoi në 79 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit.

Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me Covid-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Kolegët e tij në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pukë, kanë ndarë një fotografi të mjekut të ndarë nga jeta, bashkë me një mesazh:

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.

Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me Covid-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Panvarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin”. /a.y/noa.al

Koronavirusi i merr jetën mjekut të dytë në Shqipëri/Emri

Ndarja nga jeta e mjekut të dytë, Manastirliu: Dhimbje e madhe, shërbeu për 40 vite Koronavirusi merr tre jetë në orët e fundit, një mjek dhe dy qytetarë