Konfirmohen 71 raste të reja infektimesh me koronavirus, nga 459 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
Në 24 orët e fundit tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive Tiranë 453; Durrës 213; Shkodër 168; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 48; Korçë 31; Kukës 25; Elbasan 24; Berat 16; Gjirokastër 15 dhe Dibër 10.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.
“Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e bërrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, deklaroi zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.
COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik
Publiée par Edi Rama sur Lundi 6 juillet 2020