Transmetuar më 06-07-2020, 10:39
Foto ilustruese

Koronavirusi ka marrë tre jetë në 24 orët e fundit, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, duke e çuar në 79 numrin e viktimave.

Në 24 orët e fundit tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.

Viktimat e tjera janë dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Situata e rënduar paraqitet edhe në spitalin Intensiv, ku aktualisht ndodhen 78 pacientë të shtruar, 9 në terapi intensive dhe dy në intubim.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive Tiranë 453; Durrës 213; Shkodër 168; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 48; Korçë 31; Kukës 25; Elbasan 24; Berat 16; Gjirokastër 15 dhe Dibër 10.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Lundi 6 juillet 2020