Transmetuar më 06-07-2020, 10:10

Aktori i njohur 41-vjeçar Nick Cordero, gjeti vdekjen si pasojë e komplikimeve prej koronavirusit.

Pas infektimit dhe shtrimit në spital, atij ju pre njëra këmbë. Qëndroi në koma disa javë dhe kur u zgjua ishte shumë i dobët, deri kur mbrëmjen e kësaj të diele koronavirusi i mori jetën.

Nick Cordero u nda nga jeta më 5 korrik, në spitalin Cedars-Sinai të Los Angeles, SHBA, pas mbi 90 ditësh të kaluara në spital.

Duke dhënë lajmin e hidhur bashkëshortja e tij Amanda Kloots shkroi se, “Zoti ka një tjetër engjëll në qiell tani. Nick ishte një dritë që shkëlqente, mik i të gjithëve dhe i bukur për tu dëgjuar. Ishte një aktor dhe muzikant i shkëlqyer. E donte familjen e tij dhe rolin e babait dhe bashkëshortit”.

Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2019, kur erdhi në jetë vogëlushi Elvis Eduardo Cordero. /a.y/noa.al