Transmetuar më 06-07-2020, 09:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas ndarjes nga jeta të mjekut të dytë si pasojë e koronavirusit.

Ajo thotë se e trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e doktor Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë.

“Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm. Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!”, shkruan ministrja. /a.y/noa.al

Koronavirusi i merr jetën mjekut të dytë në Shqipëri/Emri