Transmetuar më 05-07-2020, 23:20

Gazetari i njohur shqiptar nga Kosova, Berat Buzhala, u është drejtuar sot me një apel të fortë qytetarëve, që ta marrin serioyisht virusin dhe të tregojnë kujdes.

Prej disa ditësh Buzhala është i infektuar me koronavirus.

Në një shënim në rrjetet sociale, gazetari ka treguar situatën tek Klinika Infektive në Prishtinë.

“Shtratin e një personi të vdekur një orë më parë e pushton një tjeter qytetar i joni që kërkon tretman urgjent”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Te dashtun shoke dhe shoqe,

Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me sulme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve. Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite granatat e para mbi kulmat e shtepive tone.

Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DRAMATIKE. Shtratin e nje personi te vdekur nje ore me pare e pushton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent. Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.

Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise. Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vdekje?

Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore.

Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit.