Transmetuar më 05-07-2020, 23:02

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22.oo.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhupan, ku një person me inicialet P.M., 64 vjec, dyshohet se është përplasur nga një automjet tip Fiat që drejtohej nga K.F., 25 vjec.

I ndjeri po ecte në anë të rrugës kur është përplasur.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Nderkaq është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit./noa.al/