Transmetuar më 05-07-2020, 22:19

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci, hedh dyshime të forta mbi mënyrën si po trajtohet nga qeveritë dhe media, koronavirusi i ri COVID-19.

Duke kujtuar faktin se çdo vere ka pasur grip ose rrufë ose shpesh alergji, Ndoci pyet se ku shkuan ne 2020 keto gjendje virale dhe pse sot quhen te gjitha covid19?

"A kanë vdekur me perpara nga griperat e veres, pranveres, dimrit e vjeshtes njerez? Po pse sot keta viktima qe vdesin, thuhet se vdiqen me korona?

Më tej Ndoci shtron dhe një varg pyetjesh:

"A ndryshon gjendja gripale ne analizen e parë qe i behet individit, dhe pse quhet korona?

Sa para (lekë) i merren sigurimeve te shendetit kur diagnostikon doktori dhe vë emertimin corona dhe sa merr po te thote te verteten?

Dhe e fundit sa do zgjase kjo skenografi pas 3 nentorit?

Sidomos në SHBA e me pas ne tërë boten.

Pse u anuluan nga GMPh pilulat qe janë perdorur para 50 viteve dhe kishin sukses 100% në koronavirus?

Pse nuk i lejojnë mediat të publikojnë rastet qe mjekësia ka genjyer per vdekjen nga korona per x ose y?".

Në vijim Ndoci denoncon dhe sesi kur familjarë përgënjeshtrojnë që i afërm i tyre të ketë vdekur nga koronavirusi:

"Pse kur te afermit kanë shpallur genjeshter u eshtë fshire postimi ose videoja e tyre? Pse fshihet ne vend videoja?".

Në fund Ndoci e mbyll sërish me një pyetje: "Kush mi jep pergjigje perse-ve te mia?" /noa.al/